by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, nga radhët e komunitetit serb, Radomir Laban, dyshohet se është bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA) dhe se ka raporte të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
Në një konferencë për media të dielën, Haxhiu ka thënë se gjyqtari i Kushtetueses përbën kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e saj. Kohëve të fundit është arritur një sukses i madh i institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës, në dokumentimin e aktivitetit të spiunazhit e sabotazhit të Serbisë në Kosovë. Një përfundoi me dënim sepse vetë ai e pranoi fajësinë. Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Kosovë. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i Radomir Labanit”, ka thënë ajo fillimisht.
Sipas Haxhiut, Labani ishte arrestuar sa ishte zyrtar për inteligjencë në Doganën e Serbisë më 2006 dhe se ishte dënuar me gjashtë vjet heqje lirie. “Ky rast besohet të jetë momenti kur BIA e komprometoi dhe ia organizoi zhvendosjen në Kosovë… si u lirua mbetet enigmatike, por Serbia e ka ende aktive arrestin ndaj tij. Enigmë mbetet edhe emërimi i tij por edhe qëndrimi në pozitën e gjyqtarit”, ka thënë ajo.
Ministrja në detyrë ka thënë se Labani ka raporte shumë të afërta me kryeterroristin e rastit të Banjskës, Milan Radoiçiq. Ajo ka thënë se Labani ka përfituar në prona të paluajtshme e punësim të familjarëve falë këtyre lidhjeve. Haxhiu ka thënë se Labani ende përfiton të ardhura financiare nga Serbia.
Teksa ka kritikuar zinxhirin e institucioneve për mosveprim në rastin e Labanit, sidomos pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, Haxhiu ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë hetimet, apo nëse i ka nisur të tregojë publikisht për këtë. Ajo po ashtu ka ftuar Gjykatën Kushtetuese të nisë procedurën për shkarkimin e Labanit.
Presidentja Vjosa Osmani ditë më parë e tërhoqi kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat juridike pas dështimit të deputetëve për të konstituuar Kuvendin brenda 30 ditësh. Ajo u shpreh se këtë e bëri pasi Radomir Laban u caktua gjyqtar raportues. Osmani bëri të ditur se Labani ishte konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024
Për më pak se 48 orë në Kosovë ndodhën 5 vrasje, tri në Gjilan, një në Prizren e një në Prishtinë. Derisa organet e drejtësisë janë në kërkim edhe më tutje të disa prej autorëve të këtyre vrasjeve, sot ka arritur ta arrestojë të dyshuarin që ka pranuar fajësinë për vrasjen dhe varrosjen
Pas rastit tragjik në të cilin u vranë tre persona në Gjilan, më 10.08.2025, në vendin e ngjarjes ishte arrestuar një person i dyshuar. Në konferencën për media, të mbajtur të dielën në mbrëmje, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, kishte njoftuar se një person ishte arrestuar në vendin
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë por jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të
Në QKUK pacientët nuk përballen vetëm me mungesë barnash, por edhe të materialeve më bazike. Nga epruvetat për analiza në Klinikën e Pediatrisë, deri te fijet kirurgjikale në Klinikën Interne, familjarët thonë se po detyrohen t’i blejnë vetë këto mjete, shpeshherë edhe me udhëzime nga personeli se ku t’i gjejnë. Për këto mungesa