Gruaja e Agim Ramadanit “Katanës” për vrasjen e trefishtë: Kur do të forcohet drejtësia në Kosovë?

 

 

Gruaja e heroit kombëtar, Agim Ramadanit, Shukrija, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Ajo tha se sot Gjilani u trondit nga plumbat që morën tre jetë njerëzisht në mes të qytetit, teksa e cilësoi këtë një tjetër ditë të zezë e një lajm që s’duhej të ndodhte.

Ramadani shtron pyetjen se kur do të forcohet drejtësia.

“Na hesht ndjenja që dikur na mbante gjallë, dashuria ndaj atdheut, sigurisë dhe qytetit ku u rritëm. Kur do të forcohet drejtësia në Kosovë? Kur ligji do të vlejë për të gjithë njësoj?”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i saj i plotë:

Quo vadis qyteti jonẽ?! Sot Gjilani u trondit nga plumbat që morën tre jetë njerëzish, në mes të qytetit.

Një tjetër ditë e zezë.

Një tjetër lajm që s’duhej të ndodhte.

Dje, të rinjtë nga diaspora u përplasën për tejkalime banale, duke lënë pas gjurmë dhune.

Para tre ditësh, adoleshentë dhunuan shoqen e tyre – e rrahën brutalisht dhe e filmuan, për ta shpërndarë në rrjete sociale,për ta tallur!

E ne, njerëzit e thjeshtë, të nemitur, vetëm i shikojmë këto pamje, i dëgjojmë këto zëra, e mbajmë frymën,duke u lutur në heshtje:

Qẽ tẽ jenẽ fëmijët tanë mirë?”

Qě tẽ jenẽ të sigurt familjarët tanë që kanë dalë për një kafe, një shëtitje, një çast tẽ bukur pushimi!

Po si do ta presin mbrëmjen sot dy familjet që i ra kjo hata mbi kokë!?

Si do t’i mbyllin sytë sonte, kur gjithçka iu ka ndalur në mes të ditës?

Thuhet: një doras në arrati,i plagosuri i kater nẽ agoni!

Por, a nuk jemi të gjithë në agoni si shoqẽri,si komb,si qytetarẽ tẽ kẽtijẽ vendi ?

Çdo ditë që zbardhẽ, duket si një tjetër faqe e një lajmi të zi.

Na vret dhuna.

Na lodh padrejtësia.

Na frikëson mungesa e sigurisë.

Na hesht ndjenja që dikur na mbante gjallẽ,dashuria ndaj stdheut,sigurisẽ dhe qytetit ku u rritẽm!

Kur do të forcohet drejtësia në Kosovë?

Kur ligji do të vlejë për të gjithë njësoj?

Kur shteti do të na mbrojë – jo veç me fjalë në konferenca, por me vepra në rrugë?

Na duhet më shumë se heshtje.

Na duhet drejtësi.

Na duhet ndërgjegje pẽrgjegjẽsi pse u lēshua nga burgu fajdegjiu qẽ sot kreu krimin e trefshtẽ?! Dhe sa fajdegjinjẽ tjerẽ sorollaten tẽ lirẽ ně qytetin toně?! Kush merr pěrgjegjẽsinẽ pẽr kẽta njerẽz qẽ po na e nxajnẽ frymẽn!

Ngushẽllime tẽ pẽrzemẽrta familjarẽve qẽ nga sot jetẽn do ta kenẽ ndryshe!

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…