by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, zyrtarisht nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor të këtij viti.
Vendimi është dërguar në organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa Kuvendi gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrative, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për qëllime elektorale.
Gashi, në letrën e tij pas shpalljes së zgjedhjeve, u bëri apel forcave politike, kandidatëve dhe strukturave përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike.
Në zgjedhjet lokale, qytetarët nëpërmjet dy rretheve zgjedhore në 80 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetin e Shkupit, do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat që do të udhëheqin me komunat në katër vitet e ardhshme.
Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të mbajë seancë në të cilën do të publikohet kalendari i të gjitha afateve dhe veprimeve zgjedhore, por edhe obligimet e pjesëmarrësve në zgjedhje, mediave dhe organeve zgjedhore.
Kontrolli i Listës Zgjedhore, fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjatë gjithsej 20 ditë. Qytetarët, gjatë asaj kohe mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre dhe nëse ka parregullsi të kërkojnë të ndryshohen. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve skadon 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjegjësisht më 15 shtator. KSHZ, duhet t’i verifikojë dhe konstatojë listat më së voni deri më 27 shtator, raporton KP.
Fushata zgjedhore fillon më 30 shtator dhe do të zgjatë 20 ditë. Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të treta e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhor, por edhe transportin dhe logjistikën lidhur me materialin votues.
Ndërkohë, deri në fund të muajit duhet të zgjidhen 21 mijë administratorë që do të angazhohen në këshillat zgjedhor në rreth 3.500 vendvotime. Pos tyre edhe partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN duhet të propozojnë edhe 14.000 anëtarë të këshillave zgjedhor.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe. Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po
Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi biologjik, i cili mund të ndihmojë në rigjenerimin e zemrës së dëmtuar pas një ataku kardiak. Bëhet fjalë për një arnim 3D të zemrës, i cili në të ardhmen mund
Ky është momenti kur këmba e presidentit rus Vladimir Putin u pa duke u “dridhur në mënyrë të dyshimtë”, ndërsa ai u përshëndet me Donald Trumpin. Pamjet e Kremlinit kapën gjurin e udhëheqësit rus duke u dridhur vazhdimisht ndërsa ai qëndronte pranë homologut të tij amerikan në fund të bisedës së tyre të
Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto