Bllokad nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

 

 

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe. Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…