Situatë e rënduar me zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it nga ajri

 

 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se nga ora 14:00 deri në 20:00 të datës 9 gusht 2025, në mbarë vendin janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri.

Nga to, 15 janë ende aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është raportuar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar ndihmë nga njësi të tjera zjarrfikëse.

Poashtu është kërkuar edhe ndërhyrje ajrore nga KFOR-i.

“Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit”.

AME bën të ditur se menaxhimi i situatës po kryhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërkohë që u bën apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…