• Mon. Oct 13th, 2025

Kurti sërish i shkon në “konak” Bedri Hamzës, i bashkon “Mitrovica Internacional Jazz”

Bykfvanews

Aug 9, 2025

 

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të premten mbrëma i ka shkuar sërish në “konak” kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hazma.

Kurtin e Hamzën mbrëmë i ka bërë bashkë hapja e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, i cili mbështet edhe nga Komuna e Mitoricës së Jugut.

Nga fotot e publikuara nga organizatorët e festivalit, shihet se Kurti dhe Hamza bisedojnë së bashku për një moment, shkruan KFVA.

Kurti shihet i buzëqeshur ndërsa bisedon me Hamzën.

Kurti i kishte shkuar në zyrë Hamzës më 9 qershor, por pas takimit kur ishte pyetur nga gazetarët se çfarë kanë biseduar nuk ishte përgjigjur.

Kurti e Hamza ishin parë bashkë edhe më 21 maj të këtij viti në finalen e basketbollit ndërmes Trepçës dhe Bashkimit. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *