by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë sot se shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare në Kosovë përmes zyrtarëve të saj duke nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikës së Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar këtë akuzë të Serbisë si të rreme, meqë vetë Popoviq dhe avokati i të njëjtit ne seancën e gjykatës, me pamje e zë e pranojnë se me vullnet të lirë e kanë pranuar fajësinë dhe marrëveshjen.
“Shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare në vendin tonë përmes zyrtarëve të saj duke nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën e saj edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikë Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni. Por, në videon më poshtë mund ta shihni se jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vet avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja”, ka shkruar Haxhiu
“Serbia me kutin e saj gjykon edhe Republikën e Kosovës, por ajo duhet ta kuptojë se Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor janë të garantuara e ku pushtetet janë qartësisht të ndara”, ka shkruar Haxhiu.
Reagimi i plotë:
Kujtojmë se dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ishte mbajtur seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ku ishte aprovuar marrëveshja për pranim të fajësisë e arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Me marrëveshjen e aprovuar, propozohet dënimi prej 6 muaj burgim, i cili zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë, si dhe dënimi plotësues – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për një periudhë prej 2 vitesh
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bën thirrje urgjente për kujdes ndaj vapës së madhe, duke dhënë këshilla të rëndësishme për të mbajtur trupin të sigurt në këto ditë të nxehta. “Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar, përdorni syze dielli me mbrojtje UV, vendosni krem mbrojtës kundër diellit, vishni rroba të
Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në rrugën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se i dyshuari ndodhet në arrati, dhe se i njëjti është i njohur për
Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri. IndeksOnline raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra. Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes. “Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën për media ka kërkuar që Prokuroria të nis hetimet për gjyqtarin Radomir Laban, ndërsa kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të nis procedurat për shkarkimin e tij. Ajo tha se Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë për ta destabilizuar Kosovën dhe se edhe sot përdor agjendurën që