by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mijëra protestues pro Palestinës u mblodhën në sheshin Beyazit të Stambollit sonte në mbrëmje për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve izraelite dhe urisë në Rripin e Gazës.
E organizuar me moton “Bëhu shpresë për Gazën”, demonstrata vazhdoi me një marshim drejt Xhamisë historike të Ajasofja.
Pjesëmarrësit synuan rritjen e ndërgjegjësimit për krizën humanitare dhe të shprehnin solidaritet me popullin e Gazës mes dhunës në rritje dhe mungesave të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, raporton AA, transmeton KFVA.
Organizatorët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime urgjente për t’i dhënë fund vuajtjeve.
Izraeli po përballet me zemërim në rritje për shkak të luftës shkatërruese në Gaza, ku më shumë se 61.000 persona janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.
Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë së përgjithshme.
Në nëntor të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me luftën në enklavën palestineze
Lëvizja Vetëvendosje- Dega në Gjakovë pritet që sot të zytarizojë Ardian Golën në garën për të parin e qytetit. Fillmisht VV-ja vendosi që për të parin e Gjakovës të kandidojë Agon Batushën mirëpo tashmë Batusha është larguar nga gara. Sipas burimeve partnerja e koalicionit Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që për të parin e
Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion hetimor të suksesshëm lidhur me rastin e vrasjes së rëndë ku viktimë ishte Enver Bajraktari nga Lipjani. Sipas njoftimit zyrtar, më 12 gusht 2025, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme dhe veprimeve të pandërprera që nga momenti
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e seancës konstituive. Deklaratën e shkurtër e duke mos u ndalur para mediave, Kurti e ka dhënë pas ceremonisë së 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate të përbashkët, kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë kanë arrestuar R.M. të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Ai dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999 bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e