by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar një raport mbi situatën me zjarre në vend, për periudhën kohore nga ora 08:00 deri në 14:00 të datës 9 gusht 2025.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar me sukses, shkruan IndeksOnline.
Situata po menaxhohet në bashkëpunim të plotë ndërmjet Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrave Operative 112 dhe Qendrës Operative të Agjencisë.
AME thekson se njësitë mbeten në gatishmëri të lartë për t’u përgjigjur në çdo situatë emergjente.
Në apelin e saj drejtuar qytetarëve, Agjencia kërkon kujdes maksimal, duke i ftuar të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.
Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në rrugën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se i dyshuari ndodhet në arrati, dhe se i njëjti është i njohur për
Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri. IndeksOnline raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra. Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes. “Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën për media ka kërkuar që Prokuroria të nis hetimet për gjyqtarin Radomir Laban, ndërsa kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të nis procedurat për shkarkimin e tij. Ajo tha se Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë për ta destabilizuar Kosovën dhe se edhe sot përdor agjendurën që
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, nga radhët e komunitetit serb, Radomir Laban, dyshohet se është bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA) dhe se ka raporte të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Në një konferencë për media të dielën, Haxhiu ka thënë se