by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha hapat për organizimin e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.
“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë me autobusë, kemi vendosur që parkingu ‘Prishtina’ pranë Pallatit të Rinisë do të jetë i gatshëm për pritjen e tyre”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.
Syla theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë për të shprehur mbështetjen ndaj bashkëluftëtarëve të cilët, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
“Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë qytetarët që bashkëndjejnë me ne dhe me ata bashkëluftëtarë që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë, të marrin pjesë në protestë. Të dërgojmë një mesazh të qartë jo vetëm për ta, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare, se ata nuk janë vetëm. Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të dalim në mbështetje sa herë që kërkohet nevoja” shtoi Syla.
Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.
Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.
Aktori kosovar Arjanit Hoti i është futur politikës. Përmes një fotografie zbuloi që do të kandidoj për Asamblenë Komunale të Drenasit. “Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim
“Është mesnatë. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në SHBA!”, shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC. SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse. Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet sot, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”. Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë
Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë 13 – 16°C ndërsa ato maksimale 25-29°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, 1–3 m.