Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet sot, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.

Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë pjesë e kësaj proteste, duke vënë theksin tek nevoja për drejtësi të barabartë dhe ruajtjen e dinjitetit historik të luftës çlirimtare.

Postimi:

Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi.

Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.

Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.

Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!

Related Posts

  •     Aktori kosovar Arjanit Hoti i është futur politikës. Përmes një fotografie zbuloi që do të kandidoj për Asamblenë Komunale të Drenasit. “Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim

  •     “Është mesnatë. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në SHBA!”, shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC. SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse. Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë

  •     Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë

  •     Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë 13 – 16°C ndërsa ato maksimale 25-29°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, 1–3 m.