by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Është mesnatë. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në SHBA!”, shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC.
SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.
Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë SHBA-së, duke nxitur kompanitë teknologjike të investojnë brenda vendit. Apple njoftoi një investim prej 100 miliardë dollarësh në SHBA pas presionit nga Shtëpia e Bardhë.
Javën e kaluar, administrata Trump publikoi një listë të re tarifash për dhjetëra partnerë tregtarë dhe shtyu afatin për marrëveshje dypalëshe deri më 7 gusht.
Sipas Trump, qëllimi i këtyre politikave është “barazia tregtare” dhe mbrojtja e ekonomisë amerikane, raporton BBC, transmeton KFVA.
Ekonomitë e Azisë Juglindore, si Laosi dhe Myanmari, u goditën rëndë me tarifa deri në 40%. Ekspertët thonë se shumica e vendeve të prekura kanë lidhje tregtare të ngushta me Kinën.
Megjithatë, disa vende të mëdha si Britania, Japonia dhe Koreja e Jugut arritën marrëveshje për tarifa më të ulëta. BE-ja pranoi një tarifë prej 15%.
Tajvani u godit me tarifë 20%, por presidenti i saj tha se kjo është e përkohshme dhe bisedimet me SHBA-në vazhdojnë.
Kanadasë iu rrit tarifa nga 25% në 35% për shkak të “mosbashkëpunimit” në ndalimin e drogave, sipas Trump. Por shumica e eksporteve kanadeze përjashtohen nga tarifa për shkak të marrëveshjes USMCA.
Tarifat për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë ndërsa vazhdojnë negociatat./
Aktori kosovar Arjanit Hoti i është futur politikës. Përmes një fotografie zbuloi që do të kandidoj për Asamblenë Komunale të Drenasit. “Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet sot, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”. Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë
Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një ditë para protestës kundër padrejtësisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë
Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë 13 – 16°C ndërsa ato maksimale 25-29°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, 1–3 m.