by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nënkryetarët e LDK-së e kanë takuar të ngarkuarën me punë në ambasadën e Amerikës, Anu Prattipati.
Postimi:
Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, si dhe deputetja Jehona Lushaku, pritën sot në Selinë Qendrore të LDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim.
Përfaqësuesit e LDK-së ritheksuan rëndësinë që ky institucion të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale.
LDK shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fazat shtetformuese; dhe thekson se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të vendit.
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin
Një aksident i rëndë me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të lënduar rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos. Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia mund të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë vetëm përmes forcës. Zelensky ka thënë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, të hënën në Washington, se vetëm Trumpi e ka forcën që nevojitet për ta ndalë Rusinë. “Kur diskutohet