Në seancën e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodikut iu hoq mandati si President i Republika Sërpska. Ky vendim u miratua unanimisht.
Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Divizionin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili shqyrton ankesat zgjedhore. Pas përfundimit të procesit të apelimit, vendimi do të jetë përfundimtar.
Një ankesë mund të paraqitet brenda dy ditëve nga marrja e vendimit.
Pas formës së prerë të vendimit të sotëm, KQZ-ja do të marrë vendim për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raportojnë mediat boshnjake