Lladrovci publikon oraret e autobusëve për protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale

 

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook sërish ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai gjithashtu edhe ka publikuar edhe oraret e autobusëve për këtë protestë.

“Ju ftoj të merrni pjesë në “Protestën për drejtësi”, në Prishtinë, të organizuar nga OVL e UÇK-së, më 7.8.2025, në ora 17:00”.

“Pesë autobusë janë siguruar për transportin e pjesëmarrësve në protestë. Në ora 14:30, nga Krajkova niset një autobus. Në ora 15:00, nga Komorani niset një autobus. Në ora 15:00, nga Stacioni i Autobusëve në Drenas, nisen tre autobusë. S’kemi heronj për të sakrifikuar”, ka shkruar tutje Lladrovci.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…