Kurti për albanofobinë në Kumanovë: Mjafton reagimi i ambasadorit, foli edhe Qoku

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ka mjaftuar reagimi i Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe ai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, Bekim Qoku, për thirrjet antishqiptare gjatë një ndeshje basketbolli të zhvilluar në Kumanovë fundjavën e kaluar, në të cilën ishin të pranishëm edhe krerët e shtetit maqedonas.


Kurti tha para gazetarëve se janë lehtësuar me reagimin e “të gjitha institucioneve” maqedonase për rastin. Ndërsa përmendi reagimet, nuk e përfshiu më të ashprin – atë të presidentes Vjosa Osmani.

“Për këtë ka reaguar ambasada jonë dhe unë kam konsideruar që është shumë më mirë që të reagojë së pari Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu ka reaguar edhe deputeti ynë Bekim Qoku, i cili atje është në kuadër të VLEN-it, por është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ishte një lehtësim kur morëm vesh që kanë reaguar të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe kryeministrin Mickoski, gjë që nuk ka qenë rasti më herët”, tha ai.

Kurti bëri thirrje që të hetohet ky rast dhe të mos përsëriten raste të tilla.

“Por, ne bëjmë thirrje që Policia atje, në përputhje natyrisht me ligjin dhe praktikat evropiane t’i zhvillojë hetimet për këto raste të cilat janë qartazi shoveniste, të papranueshme, dhe si të tilla duhet të jenë të dënueshme dhe kurrsesi të mos përsëriten”, tha ai.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka dënuar thirrjet antishqiptare ndërsa ka vlerësuar reagimin e Mickoskit.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…