by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kishte marrë rrugën nga Gjermania për tu kthyer në Kosovë. Por Behar Preniqi nga Obiliqi, destinacioni për në vendlindje i mbeti në gjysmë. Kjo pasi më të hyrë në Serbi në kufirin me Kroacinë u ndalua nga autoritetet serbe.
E me tu ndaluar ai kishte dërguar një mesazh gruas së tij e cila gjendet në Gjermani.
“Burri im është nisur nga Munhiu në orën 8 të mëngjesit me datën 3 gusht me automjet me një shok të vet. Në orën 3 të natës me dërgo një mesazh burri ku me ka thënë se me kanë ndalu në kufi, nuk me ka treguar ku, në kufi të Serbisë dhe me ka thënë lajmëroj familjarët”, ka thënë Ndoji.
Arsye e ndalesës, sipas Ndojit, u bë një fotografi e emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Preniqi e mbante në llogarinë e tij në facebook.
“Ai vet personi ka deklaruar se Beharit i kanë gjet një fotografi në facebook, që burri im e ka një foto të UÇK-së asnjë informacion tjetër nuk di dhe me personin në fjalë nuk kam fol dhe nuk e di të vërtetën”, është shprehur tutje ajo për tëvë 1.
Që Behar Preniqi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, e thotë djali i hallës së tij, Armend Krasniqi.
“Behari është rritur në Obiliq krejt, gjatë luftës i ka pasur 16 vjet deri në ofensivën e fundit pa i ra NATO ka dal në Maqedoni dhe mbas luftës pas çlirimit ka ardh ka punu në Kosovë deri para tre viteve ku është martuar me bashkëshorten nga Shqipëria e cila jeton në Munhen”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Behari kishte udhëtuar vazhdimisht nëpër Serbi, por asnjëherë nuk kishte pasur probleme.
“Behari nuk ka të bëjë me këto sene, Behari është një djalë shumë i mirë, i urtë punëtor, e ka lënë gruan vetë atje për me ardh me pa gjyshen këtu, nuk i ka prindërit, babai ka vdekur së fundi,nuk dijmë asgjë për të as autoritet tona, pra as ministria nuk na ka njoftu asgjë”, ka thënë tutje Krasniqi.
Pas këtij rasti, kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it”, kanë thënë nga MPJD.
MPJD u ka thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre
Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Siç njoftoi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë, rajoni i Mitrovicës.
Heqja e tarifës prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar nga njohës të ekonomisë si mundësi për tërheqjen e investimeve amerikane. Ekspertja e tregtisë ndërkombëtare, Sytrime Dervisholli, thotë se, që kjo të stimulohet, Qeveria duhet t’i kthehet edhe iniciativës për themelimin e zonës së
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka reaguar për situatën e krijuar pas vendimit të Zyrës të Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe veprimeve të ndërmarra nga KEDS për ndërprerjen masive të furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve. Sipas G7 ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë sot Uashingtonin ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump. Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë. Raportohet se Trump dhe