Deputeti i Kantonin të Bernit: Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike

 

 

Korab Rashiti, deputet në Kantonin e Bernit, e ka kritikuar ashpër veprimin e presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e lendes së saj nga Gjykata Kushtetuese.

Rashiti  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se  këtë veprim Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik.

“Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës. Shpeshherë, ajo dhe kabineti i saj kanë ditur t’i përdorin me finesë narrativat e komunikimit dhe veprimit politik. Por që nga dje, me tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, për arsye të paqarta dhe pa ndonjë provë të qartë e me substancë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative

“Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative. Aleanca Osmani–Kurti mbetet aktuale, dhe presidentja po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje. Por më mirë do të ishte të qartësonte synimet e saj reale dhe, mbi të gjitha, të ndalonte së thëni gjysmë të vërteta – ose, nëse preferoni, gjysmë të rrejshme”, ka shkruar Rashiti.

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…