Çitaku: Nesër, bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

 

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka  shprehur përkrahjen e protestës e nesërme kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, që organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Liria ka emër.

“Liria ka emër! Nesër, bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi në Facebook, Çitaku.

Nesër, me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…