by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nëse dikush do të kërkonte një shembull se si të mos udhëhiqet një komunë, Çairi do të ishte kandidat ideal për një manual të dështimit urban. Mbi dy dekada të një strukture politike që ka mbajtur pushtetin si pronë private, e kanë shndërruar këtë komunë nga një zonë me potencial metropolit në një kantier të përhershëm korrupsioni. Izet Mexhiti, me tre mandate si kryetar, dhe pasardhësi i tij Visar Ganiu – që në opinionin publik njihet si manekini i tij politik – kanë ndërtuar jo një qytet, por një skemë pasurimi personal, ku çdo rrugë, çdo trotuar, çdo hapësirë publike është kthyer në monedhë tregu.
Zhvillimi urban në Çair nuk ka ndodhur sipas një vizioni bashkëkohor, por sipas qejfit. Kush ka para, ndërton. Kush ka më shumë para, legalizon. Kush ka lidhje me “kupolën” e pushtetit, merr edhe trotuarin si bonus.
Akuzat për mbi 150 ndërtesa pa leje janë vetëm maja e ajsbergut. Nëse do të bëhej një auditim i sinqertë, ndoshta do të zbulonim se Çairi është ndërtuar më shumë mbi marrëveshje nën tavolinë sesa mbi themele betoni. Rrugët janë aq të ngushta sa dy makina nuk kalojnë dot pa bërë manovra. Shoferë të irrituar deri në ekstreme, të cilët edhe shumë gjatë do t’ua shohin sherrin këtyre vizionarëve pa vizion. Në vend që të zgjerohet, komuna ngushtohet – jo nga mungesa e hapësirës, por nga bollëku i interesave.
Parqet, që në çdo qytet normal janë mushkëritë e komunitetit, në Çair janë kthyer në parcela ndërtimi. Në vend të fëmijëve që luajnë, kemi kamionë që derdhin beton. Në vend të pemëve, kemi reklama për lokale të reja. Në vend të ajrit të pastër, kemi pluhur ndërtimi. Dhe në vend të planifikimit për rrugë të gjerra e dinjitoze, kemi bordura betoni të vendosura në mes të rrugës, sikur të ishim në Belfastin e viteve ’80. Në shekullin 21, kur qytetet moderne ndërtojnë për njerëzit, Çairi ndërton për xhepat e mafias urbane.
Vendimmarrja është një farsë. Nuk ka konsultime publike, nuk ka transparencë, nuk ka llogaridhënie. Ta ndërtojnë banesën 8 kate ngjit me shtëpinë përdhese e s’ke ku ankohesh. Sepse ai që lejon, ai ndalon. E në Çair ka vetëm një emër që vendos: Izet Mexhiti. Edhe kur nuk është më kryetar, duket se fryma e tij politike vazhdon të udhëheqë çdo vendim. Demokracia në Çair është si një teatër ku publiku nuk ka të drejtë të flasë, por vetëm të duartrokasë. Dhe nëse nuk duartroket, atëherë nuk ka trotuar, nuk ka leje ndërtimi, nuk ka shërbim.
Kultura dhe arsimi janë kapituj të harruar. Në vend që të investohet në shkolla, salla sportive, biblioteka, qendra rinore, Çairi ka investuar në “fabrika betoni” që mbushin xhepat e kupolës. Në vend që të investohet në krenarianë qytetare, është investuar në krenarinë e pasurimit personal. Nëse ndonjëherë ka pasur një vizion për të ngritur një komunë dinjitoze që do ti bënte krenar banorët e saj, ajo është shndërruar në një geto të mbuluar me pluhurin e kantiereve.
Dhe pas gjithë kësaj, Izeti me kompaninë, kanë fytyrën të dalin sërish në fushatë. Me premtime të reja, me slogane të vjetra, dhe me të njëjtin “vizion”: pasurimi i tyre, jo zhvillimi i Çairit.
Nëse Çairi do të kishte gojë, do të thoshte me zë të lartë: “Më ndërtoni për njerëzit, jo për xhepat tuaj.” Por zëri i Çairit është mbytur nga zhurma e betonierëve dhe heshtja e atyre që kanë frikë të flasin.
Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina