Burim Piraj, pronari i MEKA HALAL FOOD, dhuron veturë për shoqatën që kujdeset për personat me nevoja të veçanta

 

Gjatë një vizite në ambientet e shoqatës që kujdeset për personat me nevoja të veçanta, pronari i kompanisë MEKA HALAL FOOD, Burim Piraj, është treguar shembull i rrallë i humanizmit dhe solidaritetit.

I impresionuar nga puna dhe përkushtimi i stafit në terren, ai reagoi pa hezitim, duke dhuruar një veturë Renault për të lehtësuar aktivitetet dhe angazhimet e përditshme të shoqatës. Donacioni u realizua në kohë rekord dhe pa premtime të kota, duke dëshmuar se vepra është më e fuqishme se fjalët.

Nga shoqata kanë shprehur mirënjohje të thellë për këtë gjest fisnik, duke e cilësuar z. Piraj si një shembull të njeriut që e vendos në plan të parë veprën e mirë dhe kontributin e sinqertë për komunitetin.

“Ju falënderojmë nga zemra dhe ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të shumta në punën tuaj në të mirë të shoqërisë”, thuhet në reagimin e stafit të shoqatës.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…