by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, tha se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.
Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.
“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.
Por, ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës. Besoj se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, tha ambasadori Westerlund.
Sindromat trashëgimore përfaqësojnë një spektër sëmundjesh që shkaktohen nga ndryshime patologjike në materialin gjenetik (pra në ADN-në) e qelizave germinale, vezëve apo spermatozoideve, të cilat mund të çojnë në sëmundje të ndryshme ose në keqformime që trashëgohen nga prindërit te fëmijët. Në fushën e onkologjisë, njihen rreth 50 sindroma të tilla, ndërsa mbi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal, shkruan A2. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po