Aksident detar në Greqi, plagosen tre turistë nga Kosova

 

 

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi.

Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan është përplasur në një breg shkëmbor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos, ndërsa më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali, shkruan KFVA.

Skafi, i cili mësohet se ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për ndotje detare si pasojë e ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…