Thirrjet antishqiptare në ndeshjen në Kumanovë, një i arrestuar e disa të intervistuar

 

 

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka thënë se është arrestuar një person dhe janë intervistuar disa tjerë lidhur me thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar të më 2 gusht mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes, të bëra në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrit të Jashtëm, Panço Toshkovski, dhe zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, në ndeshjen e fundjavës.

I arrestuari S.M. (30) dyshohet se është përpjekur për të sjellë pano me përmbajtje fyese.

“Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, dhe pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale. Sot, oficerët e Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria S.M. (30) nga Kumanova, i cili dyshohet se është përpjekur të sjellë një pano me përmbajtje fyese gjatë pushimit mes pjesëlojëve të ndeshjes së basketbollit. Pasi të sqarohet plotësisht rasti, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Ministria ka thënë se policia do të jetë jashtëzakonisht rigoroze ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht çdo thirrjeje ofenduese të bazuar në përkatësi kombëtare, etnike ose fetare.

“Kjo do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër, pa asnjë tolerancë. Vetëm brohoritjet dhe brohoritjet e ndershme sportive mund të na sjellin sukses, fitore dhe gëzim sportiv”, thuhet nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Udhëheqësit e tifo grupit “Kumani” mohojnë fajësinël, ka njoftuar “Alsat M”. Në mesin e të intervistuarve kanë qenë disa pjesëtarë të grupit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…