• Sun. Oct 12th, 2025

Rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari kishte pasur problem për tokën 10 vjet më parë

Bykfvanews

Aug 5, 2025

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Baicë të Lipjanit, ku në një arë me misër është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, i cili ishte shpallur i zhdukur gjatë së dielës nga familja.

Dyshimet e para janë se ai është vrarë nga dikush e më pas varrosur aty, një kilometër përtej shtëpisë së tij.

Gazeta raportoi se viktima para 10 vjetësh kishte pasur një problem për tokë, por që ishin zgjidhur.

“Problemet me tokën kishin ekzistuar para 10 vjetëve me disa të afërm, por siç na njoftuan ato janë zgjidhur, në besë, pra ishin çështje bese dhe kishin vendosur që kjo çështje që të merr fund”, deklaroi gazetarja në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *