Presidentja Osmani s’tregon a do të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

 

 

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në protestën e 7 gushtit, e organizuar nga OVL e UÇK’së, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së, që po gjykohen në Hagë.

E pyetur specifikisht për këtë çështje gjatë konferencës për media, Osmani vetëm tha se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat në mbrojtje të luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka asnjë përpjekje që mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të popullit të Kosovës. Duhet të gjithë ne, si institucione, si qytetarë, si popull, si komb, t’i bashkojmë forcat në mbrojtje të luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.

Ajo e cilësoi si jashtëzakonisht shqetësuese faktin që Gjykata Speciale ka pranuar si prova dokumente nga MUP’i serb.

“Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funksionojë sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Republikës së Kosovës që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti Serbisë. Është dëshmuar historikisht se çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe Ushtrisë sonë Çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një qëllim, pra që ta rishkruajnë historinë”, tha Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…