Parashikimi i motit, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan

 

 

Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta në ditët e para të saj. Më pas, pritet stabilizim i motit dhe fuqizim i masave të nxehta, sidomos në fundjavë.

Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara, pritet ndonjë rrebesh i izoluar, sidomos rreth zonave malore. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje graduale.

Dita e enjte do të dominohet nga moti me diell dhe vranësira të pakta.

Nga dita e premte e deri në fundjavë, pritet fuqizim i masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, me ç’rast pritet mot me diell dhe rritje e mëtejshme e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe herë pas here mund të jetë mjaft e fuqishme në fillim të javës, me shpejtësi prej 15 deri në 65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 36°C. Vlerat më të ulëta parashihen deri të martën, ndërsa nga dita e mërkurë pritet ngritje graduale nga dita në ditë.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…