by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetutese për masë të përkohshme, për shkak se gjyqtar raportues në lëndën e saj është emruar gjyqtari serb, Radomir Laban, shkruan KFVA,
Ajo tha se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë.
“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur me 22 korrik në Gjykatë. E kam bërë si reagim të menjëhershëm të informatës së konfirmuar se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të cilit në vitit 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informata 2021, 2024 ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën, dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetutes”, tha Osmani.
“Rasti të cilin e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetutes dhe trajtojn çështje të rëndësishme, si funksionimi demokratik i institucioneve, parimi i ndarjes së pushteteve dhe formimi i instuticoneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.
“Gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës së kërkesës për masë së përkohshme, me fjalë të tjera gjyqtari raportues e krason rrugën e një rasti, rrugë kjo që ndiqet pastaj nga Gjykata”.
“Kërkesa jonë ka të bëjë me çështje thelbësore për rendin kushteutes, dhe është shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet tona të sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar info se rrezikon shtetin tonë, i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetutes”.
“Caktimi i Laban është jo vetëm shqetësues por edhe i rrezikshëm. Kjo cënon besueshmërinë e Gjykatës për rastin konkret”.
Ky gjyqtar s’është emëruar nga ana ime. Sipas Kushtetutes shkarkimi i tij bëhet vetëm nëse votohet diçka e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve, pa një propzim, sipas Kushtetutës nuk mund të merret. Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të rendit tonë kushtetutes”.
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar avazin e tij që e bën më së miri, për të sulmuar mediat dhe opozitën përmes postimeve në Facebook. Së fundmi Mefi i VV’së ka shkruar për transferimin e 50 autoblindave nga SHBA-të për FSK-në, e ku ka hedhur baltë mbi mediat dhe opozitën, kinse se
Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që s’kanë dalë në treg të lirë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, dhe se nga KEDS u tha se sot kanë nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve, dhe që janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë. Lidhur me këtë, Lidhja
Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në Pas tij renditet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë transferuar 50 autoblinda Kosovës. Ky transferim vjen në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes. “Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për Qeverinë e Kosovës në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program)”, thuhet