by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin ndaj marrëdhënieve me Amerikën dhe për lidershipin e saj të guximshëm.Trump e ka cilësuar Osmanin si “mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”, ndërsa ka theksuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në vitet e ardhshme.
Njoftimi i Presidencës:
Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E falënderon për lidershipin e guximshëm dhe e quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara
Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.
Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.
Duke e falënderuar Presidenten për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të, Presidenti Trump gjithashtu shprehet: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”
Në fund të letrës, Presidenti Trump i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal, shkruan A2. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po
Në një moment emocional gjatë një emisioni televiziv në Kosovë, Mustafë Ahmeti i ka bërë një surprizë publike Labinot Azemit, duke i dërguar një videomesazh që u transmetua live. Mesazhi ishte i ngarkuar me fjalë të thella vlerësimi, mirënjohjeje dhe përkushtimi miqësor. “Labi është një shembull i mirë për shoqëri dhe për miqësi