MPJD reagon ndaj arrestimit të qytetarit kosovar në Serbi, bën thirrje për shmangie të udhëtimeve

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rastin e arrestimit të qytetarit Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

MPJD e ka cilësuar këtë ndalim si arbitrar dhe të paprovokuar, duke e quajtur një shembull tjetër të praktikave destruktive të autoriteteve serbe.

Në reagimin zyrtar, MPJD njofton se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është angazhuar menjëherë përmes kanaleve diplomatike për të marrë informacione të plota mbi rastin dhe ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga autoritetet serbe për arsyet e ndalimit të z. Preniqi.

Rasti është përcjellë gjithashtu te Delegacioni i BE-së në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it. MPJD ka bërë të ditur se në rast të vendosjes së masës së paraburgimit ndaj qytetarit Preniqi, do të kërkohet vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij.

Në fund të njoftimit, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa ka ftuar Bashkësinë Ndërkombëtare që të reagojë ndaj këtyre veprimeve të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut./KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…