Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim,” deklaroi Ahmeti.

Sipas informacioneve fillestare, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë.

Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për zhdukjen e të cilit familja kishte ngritur alarmin dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në Klan Kosova tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

Derisa bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.  Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Related Posts