Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania

 

 

Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova.

Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Lajmi u konfirmua për Klankosova edhe nga familjarët.

Por, se Behari ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare u mohua nga një familjare e tij.

“Po, është e vërtetë. Është ndaluar pa arsye”, u shpreh ajo.

“Nuk kemi info, e as nuk kemi kontakt ku të pyesim. Behari e ka gruan në Gjermani. Ka udhëtuar disa herë atje me liberalizim. Behari s’ka dokumente të Gjermanisë”, theksoi ajo.

“Ai ka qenë duke u kthyer nga Gjermania me veturë me një shok të tij që jeton në Angli. Shokun e kanë liruar, Beharin jo. Në bazë të vitit të lindjes pretendimet janë false. Fëmijë ka qenë gjatë luftës. Behari se ka thyer kurrë ligjin, as probleme nuk ka bërë. As në stacion të policisë nuk ka qenë kurrë”, tha ajo

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…