Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Enveri e kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

Derisa bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha a e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajde. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.  Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti.

Related Posts

  •     Një rast i rrëmbimit është raportuar ditën e djeshme në Drenas. Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia bën të ditur se sipas ankuesit gjatë kontrollit të video incizimeve  është parë viktima kishte hipur në një veturë me targa të

  •     Një përleshje masive ka ndodhur në Gjakovë. Atje janë arrestuar katër burra dhe një grua, tre prej të cilëve me nënshtetësi të Gjermanisë. Atje, janë përdorur edhe armët. Postimi: Gjakovë. 04.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në

  •     Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po

  •     Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova. Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Lajmi u konfirmua për Klankosova