“Çfarë dyftyrëshi”- Klinaku reagon pas publikimit të aktakuzës ndaj tij për kanosje ndaj Kurtit

 

 

Faton Klinaku, ish-kryetar i OVL-UÇK, ka reaguar pasi në media është publikuar aktakuza për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Klinaku është fokusuar tek deklarata e Kurtit para organeve të rendit, ku ka thënë se beson që prokuroria do t’i trajtojë rastet e kërcënimit.

“Çfarë dyfytyrëshi është more ky, herë i beson e herë nuk i beson prokurorisë”, ka deklaruar Klinaku.

Më 10 qershor 2025, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëshmuar para Policisë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit lidhur me rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij. Aty thuhet se Kurti ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar apo rrezikuar.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kurti para zyrtarëve policorë ka deklaruar se fushata e shpifjeve dhe dezinformimi është i madh, por që beson në përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e organeve të rendit dhe sigurisë.

Kurti kishte shtuar se beson që Prokuroria do t’i trajtojë rastet sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik.

Besoj që Prokuroria e shtetit, do t’i trajtoj këto raste sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik“, citohet të ketë thënë Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…