Ambasadori i Suedisë: Kosova në situatë serioze, qeverisja e shtetit gjithnjë e më e vështirë- duhen kompromise

 

 

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund vlerësoi se Kosova ndodhet në një situatë serioze dhe se po rrezikohet funksionimi demokratik i shtetit.

Ai tha se në politikë duhet të bëhen kompromise.

“Disa gjëra po bëhen shumë të vështira. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë. Nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor, por edhe me qeverisjen e shtetit dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sot në botë ekziston një polarizim i madh ndërmjet së majtës dhe së djathtës dhe duket se shumë liderë dëshirojnë të kenë 100 për qind të drejtë, të fitojnë gjithçka. Por, e dini në politikë duhet të bëhen kompromise. Kjo është një dukuri globale.

Problemi në Kosovë është që Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova nuk është pjesë e strukturave euroatlantike, ndaj është më e ndjeshme. Prandaj, Kosova ndodhet në një situatë më të vështirë momentalisht.

Dëgjuam për vështirësitë në pagesën e rrogave për disa nga gazetarët në RTK. Pashë që institucioni i Avokatit të Popullit doli dje me një paralajmërim. Unë besoj se kjo po e rrezikon funksionimin demokratik të shtetit. Kështu që mendoj se ndodhemi në një situatë serioze”, tha ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…