Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Afër dy vjet e nëntë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, në kuadër të Procesit të Berlinit, shtetasit e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo e fundit ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve serbë në institucionet shtetërore atje.

Teksa tregoi përvojën e saj për pajisje me vizë, në një përgjigje për TV Dukagjinin, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, tha se pret që “ratifikimi të ndodhë shumë shpejtë, pavarësisht kompleksitetit të qeverisë aktuale në Bosnjë”.

“Së fundmi kam vizituar Bosnjën, me rastin e përkujtimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, dhe mezi mora vizë vetëm për disa ditë, gjë që është një shqetësim i madh për qytetarët dhe gjithashtu një shpenzim financiar. Në mesin e shtatorit, përfaqësuesit boshnjakë do të vijnë të na vizitojnë dhe planifikojnë të ngrenë zërin e tyre në Dhomën e Popujve për këtë çështje, ta hedhin në votim, dhe presin mbështetjen edhe të përfaqësuesve kroatë”, ka deklaruar Emilija Rexhepi, Zëvendëskryeministre në detyrë.

Zëvendëskryeministrja në detyrë theksoi se shpresat janë te bashkëpunimi ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. (Elmedin) Konakovic, dhe ai më premtoi se do të paraqesë një propozim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin e Ministrave dhe do të hapë rrugën për ratifikim në Parlament. Përfaqësuesit serbë si në qeveri ashtu edhe në parlament janë ende shumë të ashpër dhe kundër kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare që ata vetë e nënshkruan në Berlin, shpresojmë që boshnjakët dhe kroatët do të jenë në gjendje ta çojnë këtë proces në fund”, ka theksuar ajo.

Edhe pse si parti e mbështesin marrëveshjen nga Procesi i Berlinit, referuar situatës politike në Bosnjë e Hercegovinë, deputeti në Parlamentin Federal, Amir Puric, i tha TV Dukagjinit se nuk pret zgjidhje të shpejtë.

“Është joreale të pritet që ratifikimi i marrëveshjes të ndodhë së paku edhe një vit ose dy. Marrë parasysh që niveli shtetëror i qeverisjes është i bllokuar, merren vetëm vendime të rralla teknike dhe asnjë çështje e vetme e rëndësishme nuk do të zgjidhet para fundit të vitit 2026, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Amir Purić, Deputet në Parlamentin Federal të Bosnjë e Hercegovinës  (Naša Stranka).

Duke përmendur se vëllait që jeton në Kosovë i është refuzuar vazhdimisht viza, kryetari i shoqatës “Dardania” në Bosnjë e Hercegovinë, Rizah Sokoli, tha se nga kjo situatë më së shumti pëson komuniteti shqiptar.

“Një shembull i mirë për BeH mund të jetë Greqia, e cila nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, por ka njohur dokumentet e Kosovës.  Sigurisht, një ditë edhe Bosnja dhe Hercegovina do të duhet të pranojë realitetin. Ky realitet është fakti që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran në mënyrë të pakthyeshme, që synon integrimin e plotë  në strukturat ekonomike rajonale dhe se do të bëhet gjithashtu anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky është një proces që nuk mund të ndalet”, ka deklaruar Rizah Sokoli, Kryetar i Shoqatës “Dardania”.

Edhe Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për televizionin, thanë se ‘po punojnë aktivisht dhe e inkurajojnë BeH që t’i përmbush detyrimet e saj’.

Nga 1 Janari i këtij viti Kosova njëanshëm hoqi regjimin e vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës – derisa entiteti Republika Srpska i udhëhequr nga Milorad Dodik vijon bllokadën nga ana tjetër.

Related Posts

  •     Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes. Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që kanë informacion të

  •     Prokuroria Speciale dhe Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it, kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë. Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Antoviq akuzohet për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar

  •     Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën. Në këtë ndeshje, nga tribunat në sallën e sporteve në Kumanovë u dëgjuan thirrje raciste ndaj shqiptarëve, derisa prezent në sallë ishte edhe një delegacion qeveritar

  •     Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, njëherësh kreu i “lirisë”, Ilir Metës. Avokati Kujtim Cakrani tha për “Top Channel” se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK. Komunikimi