by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel.
Gazeta raporton se është: Kolonel Nexhmi Krasniqi.
Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.
Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.
Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.
Sot u mbajt seanca e parë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kjo dështoi, ndërsa risi në ketë seancë ishte nominimi i Ministres në Detyrë Donika Gërvalla Schwarz shkruan Gazeta KFVA. Në votimin e Donika Gërvallës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari u tha se votuan 57 deputetë për, megjithatë nga pamjet
Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot vetëm se kanë filluar të ndodhin në dalje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë. Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton ekonomia Online, transmeton KFVA. “Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam
Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit. Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta