Kina përballet me virusin e ri, 5000 raste të infektimit me Chikungunya

 

 

Kina po përballet me një shpërthim të virusit të rrezikshëm Chikungunya, i cili përhapet përmes pickimeve të mushkonjave.

Sipas “The Independent”, shteti kinez ka regjistruar gati 5000 raste të sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat, pasi një infeksion u gjet në fillim të muajit korrik.

Guangdong, provincë pranë Hong Kongut, ka regjistruar gati 3000 raste vetëm javën e fundit. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më tani këtë vit ka pasur 90 vdekje dhe 240 mijë raste në të paktën 16 vende.

Virusi shkakton temperaturë të lartë, dhimbje të forta në nyje dhe madje mund të prekë edhe sistemin nervor.

Edhe më shqetësuese është fakti se ai është rezistent ndaj trajtimeve, duke ngritur alarme serioze te profesionistët e shëndetit.

Në një veprim të pazakontë, autoritetet kineze kanë lëshuar mushkonja gjigante grabitqare që ushqehen me larvat e Aedes aegypti – bartësit kryesorë të sëmundjes.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë apel për veprime që të parandalohet përsëritja e një epidemie të llojit COVID-19.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…