I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it, Millosh Antoviq, e pranon fajësinë

 

 

Prokuroria Speciale dhe Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it, kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Antoviq akuzohet për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”,

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndaj Antoviqit, i njohur me nofkën “Xhaja”, u ngrit aktakuzë më 30 mars të këtij viti.

Antoviq ka thënë para gjykatësit se është i vetëdijshëm që me anë të marrëveshjes me prokurorinë e ka pranuar fajësinë dhe ka hequr dorë nga e drejta për gjykim të rregullt, për thirrjen e dëshmitarëve e prezantim të provave.

Antoviq akuzohet për sulmin më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan, ku u lënduan disa ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“I akuzuari pajtohet ta pranojë fajësinë për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmën që kryen vepra penale dhe huliganizëm, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe veprën penale mbajtjen në pronës të paautorizuar të armës”, ka thënë prokurori Bekim Kodraliu.

Mbrojtja ka thënë se me dënimin me 5 vjet burgim dhe gjobë 30 mijë euro përmbushet qëllimi i dënimit. Avokati i Antoviqit ka propozuar që  gjoba me të holla të paguhet me këste.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…