4 vjet e 11 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë për Millosh Antoviq, i akuzuar për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it

 

 

4 vjet e 11 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë është dënimi për Millosh Antoviq, i akuzuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023.

Ai paraprakisht kishte bërë marrëveshje për pranim fajësie, raporton Betimu për Drejtësi.

Sipas aktgjykimit, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, Antoviq u dënua me 2 vjet burgim, për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, u dënua me 3 vjet burgim. Për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” u dënua me 6 muaj burgim i cili i zëvendësohet me 18 mijë euro gjobë. Kurse, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” u dënua me 2 mijë euro gjobë.

Ndaj Antoviqit, u shpall dënim unik me 4 vjet e 11 muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë. Dënimin me gjobë për dy veprat e fundit, i akuzuari do ta paguajë me këste brenda dy vitesh.

Po ashtu, i konfiskohet arma, telefoni dhe narkotiku.

Kurse, në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I njëjti obligohet të paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 150 euro dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…