Zyrtari i Friedrich Ebert Stiftung: Kushtetuesja pritet t’i sqarojë pasojat e moskonstituimit dhe hapat drejt tij

 

 

Egzon Osmanaj nga Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung – FES, ka folur për bllokadën institucionale në vend dhe aktvendimin e ri që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushetuese për konstituimin e kuvendit.

Osmanaj tha se vështirë se Gjykata Kushtetuese mund të lëshohet më tutje në aktgjykimin e ri përtej asaj që ka vendosur deri tash.

“Ndoshta janë dy elemente që priten se Kushtetuesja mund t’i sqarojë. E para është pasojat e moskonstituimit të kuvendit përtej afatit prej 30 ditësh. Dhe e dyta është se cilët do të jenë hapat më tutje drejt konstituimit”.

“Në kuptimin politik, nuk duhet të presim nga Gjykata Kushtetuese që t’iu kërkojë partive politike që të ulen dhe të formojnë koalicione, pasi kjo nuk është detyrë e saj, sikur nuk është detyrë e saj që ta dërgojë vendin në zgjedhje. Kushtetuesja e bën vetëm interpretimin e normave kushtetuese”, tha Osmanaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se është mirë që Kushtetuesja ta sqarojë edhe procedurën e si rrjedh afati 30-ditor për konstituimin e kuvendit, teksa u shpreh se vendi tashmë është në një krizë që lehtë mund të rrëshqas në krizë ekzistenciale.

“Tashmë nuk jemi në një krizë institucionale, por jemi në një krizë që shumë lehtë mund të rrëshqas në një krizë ekzistenciale pasi s’kemi institucione që nga fillimi i viti. Tash kemi shumë procese që janë të domosdoshme për vazhdimësinë e ekzistimit të Kosovës dhe institucioneve  tona”.

“Është momenti i fundit që partitë politike t’i thërrasin mendjes që të ulen dhe diskutojnë për ta tejkaluar këtë krizë të thellë të cilat ato na kanë futur pasi Kushtetuesja s’mund të bëjë diçka të tillë”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…