by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë.
Atje gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve.
“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”.
“Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti. Ne kërkojmë: • Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, • Sanksione ndaj organizatorëve, • Reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, • Përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional. Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thuhet në reagimin e BDI-së
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina