Lladrovci mbështet protestën e 7 gushtit: UÇK zhvilloi luftë të drejtë, nuk kemi heronj për të humbur

 

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se mbështet protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai thotë se “Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës, derisa shton se UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare.

Lladrovi ka njoftuar se ka rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Drenasit, derisa shtoi se nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë.

Postimi i tij i plotë:

Me ftesë të Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Drenas, Shoqërisë “Lëvizja” dhe OVL-së së UÇK-së, u mbajt takimi konsultativ për mbështetjen e “Protestës kundër padrejtësisë”.

Në takimin konsultativ mora pjesë bashkë me përfaqësues të dy shoqatave dhe subjekteve politike në Komunën e Drenasit, z. Naim Bujupi, z. Izet Ibrahimi, z. Beqir Kiqina, znj. Egzona Tërdevci, ndërsa pjesëmarrjen e kishin konfirmuar edhe z. Egzon Qorri dhe z. Enver Hajdari, nga OVL të UÇK-së, por, nuk morën pjesë në takim.

“Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës. UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe vlerat e saj na bashkojnë të gjithëve.

Në takim theksova se protesta është e ftuar nga shoqatat e dala nga lufta, por, na takon të gjithëve në Komunën e Drenasit ta përkrahim këtë kauzë të drejtë në mbrojtje të vlerave të luftës.

Me qëllim të pjesëmarrjes masive në Prishtinë, i kam rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve, nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë.

Nuk kemi heronj për të humbur!

 

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…