by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zyrtarët federalë amerikanë kanë konfirmuar për BBC se kanë hapur një hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili drejtoi dy çështje penale federale kundër Presidentit amerikan Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti.
Zyra e Këshillit Special ka konfirmuar për BBC se një hetim ndaj Jack Smith është duke u zhvilluar, por nuk kanë pranuar të shtojnë detaje të mëtejshme.
Smith u emërua si Prokuror special në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020, raporton Express, transmeton KFVA.
Media amerikane kanë raportuar të shtunën se OSC po heton Jack Smithin për shkelje të dyshuara të Aktit Hatch, një ligj që ndalon aktivitetet politike nga zyrtarët qeveritarë.
Kjo vjen pasi Tom Cotton, një senator republikan nga Arkansas, i bëri thirrje OSC-së të hetojë Smithin për “ndërhyrje të pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”.
Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump.
Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.
Jack Smith kishte qenë duke drejtuar Prokurorinë Speciale të Hagës në aktakuzën e ngritur kundër krerëve të UÇK-së, kur kishte vendosur të largohej për në SHBA që të niste hetimet ndaj Trumpit./
Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme. Prandaj mijëra persona guxojnë të rrezikojnë dhe t’iu ekspozohen sulmeve ruse, teksa e bëjnë një vizitë në Odesa, qytetin bregdetar në Detin e Zi. Qyteti është goditur nga dronët rusë, mirëpo vizitorët
Në mes të kaosit dhe dhimbjes së luftës, një moment është bërë viral në rrjete sociale dhe ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën. Një djalë i vogël palestinez është filmuar duke bërë një lutje të thjeshtë, por të fuqishme: ai kërkon këmishën e përgjakur të babait të tij të vrarë
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai. Gashi ka
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në takim u