Sulmohet deputeti Adem Hoxha, përfundon në spital bashkë me familjen

 

 

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas Sinjalit bëjnë me dije se më 1 gusht 2025, rreth orës 18:10, Adem Hoxha, rreth 57-vjeçar, bashkëshortja e tij N.H., rreth 50-vjeçare dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar, transmeton Periskopi.

Ngjarja është raportuar fillimisht nga QKMF-ja e Dragashit, ku viktimat janë paraqitur për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë publike të rastit. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa organet e drejtësisë po trajtojnë rastin me prioritet të lartë për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë të shtetit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…