Raportohet se presidenti kroat ka urdhëruar ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit ushtarak të Kroacisë me Izraelin

 

 

Dy muaj e gjysmë pas seancës së Këshillit të Mbrojtjes, RTL raporton se ushtria kroate nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me ushtrinë izraelite që atëherë. Ata deklarojnë se ky është një urdhër nga Komandanti Suprem dhe Presidenti Zoran Milanoviq , i cili e informoi Kryeministrin për urdhrin e tij në Këshillin e Mbrojtjes më 23 maj.

Ata zbulojnë gjithashtu se ai i kërkoi qeverisë të ndalonte tregtinë e armëve me Izraelin.

Presidenti i Republikës dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Kroate, Zoran Milanoviq, brenda kompetencave të tij kushtetuese, urdhëroi Forcat e Armatosura Kroate të ndërpresin të gjitha format e bashkëpunimit ushtarak me ushtrinë izraelite në maj të këtij viti, thekson KFVA.

Publiku nuk është informuar deri më tani për këtë vendim, por Ministria e Mbrojtjes pretendon se Kroacia nuk ka bashkëpunim ushtarak me Izraelin. Siç raporton tutje RTL , takimet për shkëmbim përvojash me palën izraelite janë anuluar për shkak të vendimit të presidentit.

“Ne nuk duhet të kemi të bëjmë fare me një vend të tillë, është një politikë kriminale”,  tha së fundmi presidenti kroat për Izraelin.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…