Porositë nga burgu i Hagës, pse i shkel Specialja ligjet e Kosovës?

 

 

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka folur me rrjedhën e proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Ligji mbi Dhomat e Specializuara i ka specifikuar qartë se cilat ligje aplikohen dhe me keqardhje mund të them se këtë ne e kemi legjitimuar me vendim të cilin e ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës, dhe Kuvendi i Kosovës i ka përcaktuar në mënyrë taksative se cilat ligje aplikohen. Ato ligje duhet t’u aplikohen”, ka thënë Hasani .

“Nuk mund të themi se nuk po i aplikon. Mirëpo, kur të kemi të bëjmë me Sali Mustafën, ato kanë cenuar një standard i cili është i vendosur kaherë me shekuj në të drejtën penale, se duhet të aplikohet ligji më i butë. Domethënë, nëse nga koha e kryerjes së veprës penale deri kur të gjykohet personi disa herë ka ndryshuar ligji, gjithmonë zgjidhet ai ligj i cili ka qenë më i favorshëm, i ndryshuar në favor të të pandehurit. Dhe këtë dimension nuk e kanë zbatuar te rasti i Sali Mustafës”.

Sipas Hasanit, ligjet janë duke u aplikuar por duke u interpretuar gabimisht.

“Janë duke i aplikuar ligjet, por janë duke i interpretuar gabimisht për faktin se ato po i referohen një ndryshimi të ligjit që ka ndodhur nga ana e Kushnerit, sepse Kushneri e ndryshoi ligjin që aplikohej në Kosovë me ardhjen në pushtet si përfaqësues special i OKB-së, e hoqi dënimin me vdekje, mirëpo një periudhë kohore e la pezull se çfarë ndodh me atë çështje penale që deri në atë moment ka qenë i paraparë dënimi me vdekje”.

“Kur reaguan gjyqtarët e Kosovës se çfarë ka ndodhur me këtë, atëherë e bënë ndryshimin e dytë duke e paraparë dënimin deri në 40 vjet. Gjithmonë po i referohen se këtij ndryshimi 40 vjet se kanë të drejtë për me shqiptu dënim mbi 15 vjet”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…