by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme.
Prandaj mijëra persona guxojnë të rrezikojnë dhe t’iu ekspozohen sulmeve ruse, teksa e bëjnë një vizitë në Odesa, qytetin bregdetar në Detin e Zi.
Qyteti është goditur nga dronët rusë, mirëpo vizitorët ukrainas besojnë se rreziqet nuk janë më të mëdha sesa ato me të cilat përballen nëpër shtëpitë e tyre.
“Ne jemi nga Harkivi, jemi mësuar me këtë situatë”, ka thënë një turiste e re për televizionin Current Time.
“Goditemi çdo ditë, e kemi ditur që mund të jetë rrezik, por na duhet një pushim”.
Të tjerë pajtohen se stresi i luftës sa shkon e rritet, prandaj kanë nevojë për ta hequr mendjen nga ajo situatë – sidomos prindërit me fëmijë të vegjël.
“Është hera e parë që jemi këtu, prej vitit 2022. Fëmijët kanë nevojë për pushim. Ka luftë, por fëmijëria e tyre nuk do të zgjasë përgjithmonë. Duhet të kalojnë momente të lumtura”, ka thënë një baba.
Plazhet e Odesës janë të stërngarkuara nga pushuesit dhe shitësit lokalë që ofrojnë ballkava, misër të zier dhe karkaleca të Detit të Zi.
Hotelet brenda qendrës historike në qytetin e Odesas, zonë e mbrojtur nga UNECSO-ja, kanë kërkesa të mëdha.
Një menaxhere hoteli, Iryna, ka thënë se vitin e kaluar kanë regjistruar rekord vizitorësh në qytet, dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe më e madhe.
Por, aty ka edhe rregulla për t’i siguruar mysafirët nga sulmet e mundshme ajrore.
“Fillimisht, nuk duhet injoruar alarmet e sirenave. E dyta, gjithmonë duhet ditur ku janë qendrat e strehimit. Këto veprime ua ruajnë jetën”, ka thënë Iryna.
“Dhe e treta, jeni miqësor dhe të lumtur, sikurse kanë qenë gjithmonë njerëzit në Odesa”.
Shumë hotele i kanë ndërtuar qendrat e tyre të strehimit, përveç qendrave publike që janë të instaluara në plazhet e qytetit, ku mund të shkojnë pushuesit në rast të ndonjë alarmi.
Punëtorët e emergjencave janë vazhdimisht të angazhuar në kërkim të minave, sipas Marina Lozovenkos, zyrtare e qytetit.
“Para se të nisë sezoni, zhytësit bëjnë kërkime në zonë, në det dhe në rërë”, ka thënë ajo. “Çdo muaj ata bëjnë inspektime. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë hedhur armiku kundër nesh”.
Më 19 korrik, është raportuar për një sulm të madh rus në Odesa, duke vrarë një person dhe duke hapur zjarr në shumë ndërtesa banimi. Makinat e djegura shihen ende nëpër rrugë.
Një banore që jeton në afërsi, e ka përshkruar ndryshimin që pëson qyteti nga ora në orë.
“Këtë vit, Odesa shndërrohet në Monako gjatë ditës, ndërsa në Afganistan gjatë natës”, ka thënë ajo.
“Nuk e kuptoj përse vijnë njerëzit. Ata e shohin që goditemi çdo natë dhe çdo ditë. Por, ata vazhdojnë të vijnë. Plazhet janë të mbushura”.
Mirëpo, disa të tjerë në industrinë e turizmit e shohin fluksin e madh si simptomë të natyrshme të lodhjes së madhe të ukrainasve nga lufta.
Iryna, menaxhere hoteli, beson se njerëzit janë lodhur nga ndjenja e frikës.
“Presioni psikologjik është i patolerueshëm. Duhet të vazhdojmë të jetojmë. Çfarë mund të bëjmë tjetër?
Në mes të kaosit dhe dhimbjes së luftës, një moment është bërë viral në rrjete sociale dhe ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën. Një djalë i vogël palestinez është filmuar duke bërë një lutje të thjeshtë, por të fuqishme: ai kërkon këmishën e përgjakur të babait të tij të vrarë
Zyrtarët federalë amerikanë kanë konfirmuar për BBC se kanë hapur një hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili drejtoi dy çështje penale federale kundër Presidentit amerikan Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti. Zyra e Këshillit Special ka konfirmuar për BBC se një hetim ndaj
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai. Gashi ka
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në takim u