Përditësimi i fundit i të dhënave në pikat kufitare

 

 

Dy orë janë duke zgjatur pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kurse në pikat tjera pritjet po zgjasin më pak. Në Bërnjak ato s’janë më shumë se 5 minuta, kurse në Jarinjë shkojnë deri në 1 orë.

Më pak pritje po ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë ku atje pritjet po zgjasin deri në 20, kurse të Hani i Elezit pritjet janë deri në 30 minuta.

Po ashtu pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në një orë, më saktësisht në pikën kufitare në Jarinjë, kurse në pikat tjera janë më pak.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…