Peci “n’aksion”: Hip në traktor, lëshon muzikën dhe bën politikë në arë!

 

 

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e një bujku në fshatin Kovaçicë të Mitrovicës.

Peci thotë se në këtë fshat ish-ushtari i UÇK-së, Jashar Istrefi ushtron veprimtarinë bujqësore e blegtorale.

Peci shihet se ka hypur në traktor dhe aty ia lëshon zërin dhe muzikës.

Postimi i tij i plotëPak metra larg trollit të Ukshin Kovaçicës, në Kovaçicë e kemi heroin e gjallë të ditëve tona, që ushtron veprimtarinë bujqësore e blegtorale, ushtari i UÇK-së, Jashar Istrefi.

Ai është përfitues i grantit në vlerë prej 49,704.00€ për investime në mekanizëm bujqësor.

Aktualisht, ai mbareshton 40 lopë me viça, prej të cilave 20 janë qumështore , duke siguruar një bazë të fortë për rritjen e fermës dhe prodhimin cilësor të qumështit.

E pamjes mahnitëse e piktoreske të Kovaçicës i ka dhënë hijeshi ferma e Jasharit, e cila e bën fshatin një mozaik të bukurisë natyrore dhe suksesit bujqësor.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…